Bie në një gropë me ujë, humb jetën 60 vjeçari në Tiranë

Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht në një gropë me ujë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi H Dalliu”, ndërkohë që grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Informacion paraprak

Në rrugën “Haxhi H Dalliu” në një pallat ende të papërfunduar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Bie në një gropë me ujë, humb jetën 60 vjeçari në Tiranë appeared first on Lapsi.al.