Përsëri aksident i trefishtë, njëra prej makinave fluturon sipër barrierave

Një aksident ka ndodhur në aksin ‘Elbasan- Metalurgji’ në Bradashesh, ku tri makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Burime bëjnë me dije se janë plagosur 3 persona, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Elbasanit.

Mësohet se nga tri makinat e përfshira në aksident, njëra prej tyre ka fluturuar sipër barrierave mbrojtëse rrugore.

Ende nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

 

The post Përsëri aksident i trefishtë, njëra prej makinave fluturon sipër barrierave appeared first on GIJOTINA.