Shpërthen artisti, një fans i njohur i Milanit: “Klubi mungon, Ibra nuk kupton asgjë…”

“Sot te Milani nuk ka klub. Më parë ishin Paolo Maldini dhe Boban, të gjithë njerëzit që kanë luajtur futboll gjatë gjithë jetës së tyre. Tani është Ibra, një futbollist i madh që nuk kupton asgjë nga klubi”.

Këto janë fjalët e Teo Teocoli, një tifoz i njohur i Milanit, i cili në ditëlindjen e tij të 80-të u shfaq në programin “Un Giorno da Pecora”. Në qendër të bisedës në Rai Radio 1, për situatën aktuale të Milanit.

Për Teocolin, problemet e sezonit të “Djallit” duhet të gjenden në krye të kompanisë. Nuk është rastësi që aktori i humorit e mbylli fjalën e tij si fans me një sy në të shkuarën: “Të paktën le të kthehet Galliani, duket se kupton diçka nga futbolli”.

The post Shpërthen artisti, një fans i njohur i Milanit: “Klubi mungon, Ibra nuk kupton asgjë…” appeared first on www.lexo.al.