Nga Kim Mehmeti
Miq të kësaj faqeje më pyesin pse nuk u reagoj atyre që manipulojnë me komentet e mia duke dashur të tregojnë se më në fund qenkam mbushur mendsh dhe e paskam kuptuar sa i “keq” na qenka Albin Kurti?!
Të tillëve ua kam zili, sepse për dallim nga unë, ata kanë me cilin të merren.
Jo tani, po para shumë vitesh, e kam thënë se nuk merrem me “buzhallat” e ‘budallat’ që shkruajnë ashtu dhe aq sa paguhen, e që nuk dinë të lexojnë shkrime që as shiten as blihen.
Pastaj çka mund të thuash për atë akademikun i cili për nga mosha mund të jetë gjyshi i tij i dhe që, shkrimtarin që ka shkruar ma shumë libra seç ai ka lexuar gjatë tërë jetës, e quan mut???!!!
Sidoqoftë duhet thënë se edhe kur për diçka nuk pajtohem me Kurtin, ai për mua mbetet politikani më i mirë që sot për sot kanë Kosova e shqiptaria. Dhe se një politikan të kalibrit të tij është mëkat ta krahasosh, për shembull, me drejtuesit e LDK’së të cilët, përderisa janë të mbrojtur nga ‘buzhallat’ e ‘budallat’, do vazhdojnë të ecin udhës së vetë shkatërrimit.
Më në fund, me ata që kullën e të vërtetave të vete e murojnë me tulla prej m..ti, nuk duhet të merrem unë por ekspertët që mund t’i ndihmojnë njerëzit me probleme mendore.
The post Edhe kur me Albinin nuk pajtohem për diçka, sot për sot ai mbetet më e mira që ka Kosova dhe shqiptaria! appeared first on GIJOTINA.