Ja se përse urdhri i Berishës për të qëlluar mbi shqiptarët nuk mund të fshihet pas propagandës dhe trumpizmit!

Ka një përpjekje të përgjithshme në debatet televizive të mbrëmjes në Tiranë për të mjegulluar atë që shqiptarët kanë parë qartë te një politikan si Sali Berisha: jo vetëm një herë, por në dy raste historike, aftësinë e tij për të dhënë urdhër që të qëllohet mbi trupat e shqiptarëve.

Duke zgjedhur përherë me kujdes gazetarët që do të ketë përballë dhe televizionet ku ndihet i mbrojtur, Sali Berisha ka aftësinë të dalë para shqiptarëve i pashqetësuar për dy nga çështjet më të dhimbshme:

– E para, e dëshmuar nga pilotët vetë: urdhri për të qëlluar me avionë jugun e Shqipërisë në vitin tragjik 1997

Duket se Berisha është i pashqetësuar në këtë drejtim edhe nga drejtësia e re. Është fare e qartë që edhe vetë SPAK-u, i impenjuar intensivisht me çështje të korrupsionit politik, e mban larg hetimin e vrasjeve apo të urdhrave për të qëlluar mbi shqiptarët.

Duke përfituar nga kjo situatë, nga kjo mjegull dhe nga avantazhi që disa gazetarë pranë tij i japin duke e rehabilituar si një lider të ndershëm e duke krijuar armiq imagjinarë, si për shembull George Sorosin për Shqipërinë, debatet e mbrëmjes në televizionet shqiptare janë shndërruar në vendin ideal ku Sali Berisha po përpiqet të rilindë edhe si “trumpist”.

Siç shumë shqiptarë e kanë të qartë, ka një dallim thelbësor mes Donald Trumpit dhe Sali Berishës. I pari synon ta bëjë Amerikën të shkëlqejë përsëri, ndërsa i yni, Saliu, synon të bëjë që shqiptarët të harrojnë sa më shumë se është ai, dhe vetëm ai, i vetmi politikan që ka urdhëruar segmente të shtetit shqiptar të qëllojnë mbi shqiptarë./ Shqiptarja.com

The post Ja se përse urdhri i Berishës për të qëlluar mbi shqiptarët nuk mund të fshihet pas propagandës dhe trumpizmit! appeared first on www.lexo.al.