Aksident në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, përplasen dy automjete

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë në afërsi të fshatit Lin.

 

Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën ndërsa njëri prej drejtuesve ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore ku paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, përplasen dy automjete appeared first on GIJOTINA.