Të shtëna me armë zjarri në Laç, mbetet i vrarë një 67-vjeçar (Emri)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Zhejë të Laçit.

Nga informacionet paraprake mësohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka mbetur i vrarë.

Mësohet se viktimë ka mbetur Dodë Mamli, i cili është qëlluar me armë në afërsi të banesës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

” Në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi D., 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e tyre dhe identifikimin e autorëve.

Ndërkaq shërbimet e policisë po vijojnë kontrollet dhe në grupin e ndihmës së Sigurisë kanë kaluar katër të Forcave Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër “-njofton policia.

Mësohet se djali i viktimës ka vrarë një person ne vitin 2015 në qendër të Mamurrasit dhe ka plagosur 3 të tjerë.

Enrik Mamli ka vrarë me armë zjarri Naim Tafën. Ata kanë pasur një konflikt te mbartur nga Italia për 250 mijë euro, që i detyrohej viktima autorit.

The post Të shtëna me armë zjarri në Laç, mbetet i vrarë një 67-vjeçar (Emri) appeared first on GIJOTINA.