Shpërthim në konsullatën ruse në Marsejë

Një shpërthim u dëgjua sot pranë konsullatës ruse në Marsejë në Francën jugore dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje.

Policia franceze nuk ishte në gjendje të konfirmonte menjëherë informacionin. Megjithatë, konsulli i përgjithshëm i konsullatës ruse deklaroi se shpërthimi ndodhi brenda ndërtesës.

Policia ka rrethuar vendngjarjen dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

The post Shpërthim në konsullatën ruse në Marsejë appeared first on Lapsi.al.