Ndërpritet seanca ndaj Safet e Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit

Safet Bajri doli para Gjykatës së Posaçme për verifikimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”.

Së bashku me të, para gjykatës u paraqitën edhe kushëriri i tij, Behar Bajri e Astmer Bilali, të akuzuar për të njëjtën vrasje, por që aktualisht ndodhen në qeli në kuadër të operacioneve “Metamorfoza”.

Por, seanca ndaj tyre u ndërpre, për shkak të mungesës së gjyqtares.

Hetimet ndaj tyre janë kryer nga prokurorja Elida Kaçkini, ndërsa vendimi i masës u dha nga gjyqtarja Etleva Deda.

The post Ndërpritet seanca ndaj Safet e Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit appeared first on GIJOTINA.