Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i regjistruar pasditen e kësaj të hëne në fshatin Vilëz, të njësisë administrative Zheje në Kurbin, ku u ekzekutua me armë zjarri pranë banesës së tij, 67-vjeçari Dod Mamli.
Burime bëjnë me dije se nga hetimet paraprake dyshohet se 67-vjeçari të jetë ekzekutuar për një konflikt për shkaqe pronësie, por nuk përjashtohet edhe gjakmarrje.
Sipas informacioneve, mësohet se viktima është babai i autorit të masakrës së Mamurrasit në vitin 2015, ku një person humbi jetën dhe u plagosën dy të tjerë.
Atë kohë, Enrik Mamli ka vrarë me armë zjarri Naim Tafën. Ata kanë pasur një konflikt te mbartur nga Italia për 250 mijë euro, që viktima i detyrohej autorit.
Çfarë ndodhi në vitin 2015:
Ngjarja ka ndodhur në datën 23 shtator 2015, ku kushërinjtë Gazmir, Taulant dhe Naim Tafa janë përplasur me armë me vëllezërit Elton dhe Tom Mamli. Nga konflikti i armatosur ka mbetur i vdekur Naim Tafa, ndërkohë që kanë mbetur të plagosur rastësisht shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të gjithë ata gjendeshin me shumë persona të tjerë në qëndrimin e tyre.
Sipas prokurorisë, konflikti ndërmjet familjeve Tafa dhe Mamli ka filluar kohë më parë në Suedi, ku janë përplasur fizikisht për motive të dobëta kushëriri i të pandehurve Tafa, Edmond Tafa me vëllezërit Mamli. Ky konflikt ka vijuar edhe në Shqipëri.
Rreth një muaj para ngjarjes, Edmond Tafa dhe i pandehuri Gazmir Tafa kanë rrahur në Mamurras Elton Mamlin. Pas kësaj ngjarjeje, vëllezërit Mamli kanë debatuar edhe me kushëririn e tyre, Dorjan Mamli, për faktin se ky i fundit shoqërohej me Tafajt, të cilët ishin “kundërshtarët e tyre”.
Dorjan Mamli nuk ka pranuar të shkëpusë lidhjet me Tafat dhe për këtë arsye, ditën e ngjarjes, më 23 Shtator 2015, vëllezërit Elton dhe Tom Mamli kanë rrahur kushëririn e tyre, Dorjan Mamlin. Pas episodi, vëllezërit Mamli janë larguar me mjetin e tire Range Rover.
Ndërsa Dorjan Mamli është takuar me kushërinjtë Tafa, të cilëve u ka treguar për ngjarjen. Këta të fundit (Tafat) kanë dalë me mjetin e tyre, tip “Benz”, në kërkim të vëllezërve Mamli.
Të dy palët janë përballur me njëri-tjetrin përballë stacionit të trenit dhe fillimisht kanë përplasur mjetet e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë. Pas përplasjes, të dy palët, të armatosur, kanë dalë nga mjetet dhe kanë qëlluar kundër kundër-tjetrit. Konflikti i armatosur ka ndodhur në një moment kur ambienti ka qenë i populluar me shumë njerëz.
Nga goditjet me armë, ka mbetur i vdekur në vend shtetasi Naim Tafa, i cili gjendej nën shoqërinë e kushërinjve Tafa. Po ashtu, nga goditja me armë, kanë mbetur të plagosur edhe shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të gjendeshin rastësisht në vend të ngjarjeve.
The post Detaje nga vrasja në Laç, viktima është babai i dy djemve të përfshirë në masakrën e Mamurrasit appeared first on GIJOTINA.