236 persona në burg gjatë vitit 2024/ SPAK bën bilancin: Krimi i organizuar zë 30.84% të masave të sigurisë

Prokuroria e Posaçme ka publikuar disa nga bilancet e vitit 2024 mbi numrin e masave të sigurisë të dhëna gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave të publikuara nga SPAK, në vitin 2024 janë dhënë masa sigurimi për 629 persona në total, prej të cilave masa “arrest me burg” është caktuar për 236 persona.

Postimi i SPAK

Në vitin 2024, janë dhënë masa sigurimi për 629 persona në total, prej të cilave masa “arrest me burg” është caktuar për 236 persona.

Nga vlera totale:

Për Korrupsionin, masa “arrest me burg” zë 5.1% të totalit të masave.
Për Krimin e Organizuar, masa e sigurisë “arrest me burg” zë 30.84% të totalit të masave të sigurimit të regjistruara.

The post 236 persona në burg gjatë vitit 2024/ SPAK bën bilancin: Krimi i organizuar zë 30.84% të masave të sigurisë appeared first on GIJOTINA.