Parashikimi i motit, 21 shkurt 2025

Depërtimi i masave ajrore relativisht të thata e të ftohta me origjinë veriore do të bëjë që edhe për ditën e premte moti të jetë i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin, por i ftohtë sidomos në vlerat minimale gjatë orëve të mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 3-6m/s, ndërsa në lugina e bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Në zonat luginore parashikohet mjegull e dendur, mjegullinë dhe shikim i reduktuar pritet në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Ngrica përgjatë akseve rrugore parashikohet të jetë në relievet malore në veri të vendit.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Temperaturat në °C
Sigla

Shkodër
-1/10
Diell

Kukës
-6/3
Diell

Lezhë
1/10
Diell

Dibër
-6/8
Diell

Durrës
1/13
Diell

Tiranë
0/13
Diell

Elbasan
0/12
Diell

Berat
-1/14
Diell

Vlorë
1/14
Diell

Korçë
-6/6
Diell

Gjirokastër
-4/13
Diell

Sarandë
2/16
Diell

 

The post Parashikimi i motit, 21 shkurt 2025 appeared first on GIJOTINA.