Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në dalje të urës së Selenicës, në rrugën e re të Kolonjës. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore të betonit.
Si pasojë e aksidentit, një çift bashkëshortësh, drejtuesi dhe pasagjerja e makinës, kanë mbetur të plagosur.
Njoftimi i policisë
Në aksin rrugor “Ersekë-Korçë”, shtetasi E. I., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi E. I. dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja Xh.I., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
The post Makina del nga rruga në aksin rrugor “Ersekë-Korçë, lëndohet çifti i bashkëshortëve appeared first on GIJOTINA.