Trump urdhëron shkarkimin të prokurorëve të emëruar nga Biden

Presidenti i SHBA, Donald Trump akuzon Departamentin e Drejtësisë se është i politizuar si kurrë më parë në historinë e vendit. Trump shënjestroi prokurorët federalë që punonin në administratën e Joe Biden.

Përmes një postimi në rrjetin social Truth, Donald Trump njoftoi se kishte urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm të të gjithë prokurorëve që i përkasin, siç e quan ai, “Epokës Biden”.

“Gjatë katër viteve të fundit, Departamenti i Drejtësisë është politizuar si kurrë më parë. Prandaj, kam udhëzuar shkarkimin e të gjithë prokurorëve të mbetur të “Epokës Biden” në SHBA. Ne duhet të “pastrojmë shtëpinë” dhe të rivendosim besimin. Epoka e Artë e Amerikës duhet të ketë një sistem drejtësie të drejtë dhe të ndershëm që fillon sot”, shkruan Trump në Truth.

The post Trump urdhëron shkarkimin të prokurorëve të emëruar nga Biden appeared first on Lapsi.al.