Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantës nga Champions: E kam të vështirë të gjej fjalët…

Kaq shumë zhgënjim në kampin bergamask të Atalantës. Një nga lojtarët e parë të Bergamos që foli ishte kapiteni i kombëtares kuqezi, Berat Djimsiti, i cili analizoi në mikrofonin e Sky disfatën 3-1 kundër Bruges dhe eliminimin nga Champions League.

“Është e vështirë të gjesh fjalët, komplimente atyre. Në pjesën e parë kanë bërë tre gola në kundërsulm. Duke shënuar menjëherë komplikuan ndeshjen tonë. Gjëja më e rëndësishme ishte shpirti. Nuk u dorëzuam, tani duhet të rinisemi dhe mendojmë për kampionatin.

Ata kanë një skuadër të mirë, luajnë mirë futboll. Na vendosën më shumë në vështirësi në ndeshjen e parë se sa në të dytën, ku ishin vdekjeprurës. Në një ndeshje kaq të rëndësishme nuk mund të shkosh në disavantazh 0-3 në fund të pjesës së parë.

Tani duhet të karikojmë bateritë, të mësojmë nga gabimet dhe të rinisemi”, tha mbrojtësi shqiptar për ”Sky Sport” pas ndeshjes.

The post Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantës nga Champions: E kam të vështirë të gjej fjalët… appeared first on GIJOTINA.