U përplasën me mjetin e ushtrisë, kush janë dy viktimat e aksidentit (Emrat)

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, ku kanë humbur jetën dy persona.

Sipas Policisë, automjeti tip “Volkswagen Cady”, me drejtues shtetasin Pandeli Kalanderi, 58 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me një automjet të ushtrisë tip “Mad”, i drejtuar nga shtetasi B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit “Volkswagen Cady”, shtetasi Pandeli Kalanderi, ka humbur jetën, po ashtu edhe pasagjeri në këtë automjet, Shefik Salaria, 41 vjeç.

Në aksident ka mbetur i dëmtuar lehtë dhe personi që ushëtonte me mjetin e ushtrisë, i cili ndodhet nën kujdesin mjekësor në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë lagështia mbi asfaltin e rrugës dhe shpejtësia mbi normat e lejuara.

Kthesa e Viroit është një nga segmentet më problematike për aksidentet e regjistruara në jug të vendit.

The post U përplasën me mjetin e ushtrisë, kush janë dy viktimat e aksidentit (Emrat) appeared first on GIJOTINA.