Turizmi, më shumë kredi për investime/ BSH: Huaja për sektorin rritje me 25%

Bizneset kanë shtuar interesin për investime ne sektorin e hoteleri –turizimit.Kjo konfirmohet nga niveli i lartë i lartë i kreditimit gjatë vitit të kaluar por edhe në fillim të këtij viti.Vetëm në janar Shqipërinë e vizituar mbi gjysëm milioni shtetas të huaj çka tregon se ky sezon do të ketë ecuri të mira edhe gjatë këtij viti.Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë zgjerimi vjetor i këtij portofoli ishe me 25% ose 5% më i lartë se norma e shënuar në periudhën paraardhëse.

Gjithashtu përshpejtim të ndjeshëm shënoi edhe kredia për sektorin e industrisë dhe tregtisë me norma të larta rritjeje përkatësisht me 20% dhe 15.8%. Ndërkohë, kredia për sektorin e ndërtimit dhe për bujqësinë shënoi një rritje me mesatarisht 16.5% dhe 11.4. Një tjetër fenomen i konsatuar në raport nga Banka e Shqipërisë është fakti se mbështetja më e madhe e sistemit bankar ka shkuar për biznesin e madh ku portofoli i kredsë është zgjeruar me 27.7%.

Po ashtu tendencë gjatë muajve të fundit ka qenë edhe marrja e huave kryesisht ne valute duke mbizotëruar me tepër në euro. Zgjerimi i kredisë në valutë ka shfaqur një zgjerim tre herë më të fortë – i ndikuar edhe nga ulja e kostos së kredisë në euro, në përgjigje të zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare.

Zgjerimi i kredisë është përkrahur nga lehtësimi i kushteve të kreditimit dhe lehtësimi i politikës monetare.Vendet e Ballkanit reflektojnë një performancë krahasimisht më të mirë ndaj atyre të Evropës Qendrore. Shqipëria dallon për norma të larta të rritjes së kredisë, si për individët, ashtu edhe për bizneset.

The post Turizmi, më shumë kredi për investime/ BSH: Huaja për sektorin rritje me 25% appeared first on www.lexo.al.