Tiranë, punëtori bie nga ndërtesa dhe ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Tiranë, ku një punëtor ka humbur jetën tragjikisht.

Sipas informacioneve, viktima është një burrë rreth 66 vjeç, i identifikuar si B. K., i cili ka rënë nga soleta e një ndërtese katër katëshe në rrugën “Naum Veqilharxhi” në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në orën 11:35 të paradites, dhe punëtori ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një aksident në punë, dhe grupi hetimor ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të incidentit. Shtëpia ku ka ndodhur aksidenti është pronë e shtetasit A.G.

The post Tiranë, punëtori bie nga ndërtesa dhe ndërron jetë appeared first on GIJOTINA.