Avioni rrëzohet mbi autobusin në Brazil, ka viktima dhe të plagosur

Dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur është bilanci i një aksidenti ajror të ndodhur në Brazil. Avioni u rrëzua në Marques de São Vicente Avenue dhe u përplas me një autobus në një rrugë të ngarkuar në Sao Paulo mëngjesin e sotëm (me orën lokale).
Të dy trupat u gjetën të djegur në trupin e avionit Beech F90 King Air që ishte nisur nga Sao Paulo për në qytetin e Porto Alegre në Brazilin jugor, sipas autoriteteve lokale.

“Fatkeqësisht e nisëm ditën me këtë aksident tragjik avioni”, shkroi në rrjetet sociale guvernatori i Sao Paulos, Tarcisio de Freitas, duke shtuar se viktimat ishin piloti dhe ndihmësi i tij.Sipas zjarrfikësve, një grua që udhëtonte në autobus dhe një motoçiklist i cili u godit nga avioni janë dërguar në spital. Katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

The post Avioni rrëzohet mbi autobusin në Brazil, ka viktima dhe të plagosur appeared first on www.lexo.al.