I plagosuri në Korçë dërgohet në Tiranë, detaje nga ngjarja

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e 26-vjeçarit në Korçë. I riu është nga qyteti i Beratit dhe prej disa kohësh qëndronte në shoqërinë e autorit të dyshuar të plagosjes.

Burimet thanë se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në një lagje periferike të qytetit të Korçës, ku i plagosuri dhe autori i dyshuar kanë qenë në shoqërinë e një femre.

Pas plagosjes, ata e kanë dërguar 26-vjeçarin Kostandin Ziu në spital dhe më pas janë larguar duke braktisur e mjetin e tyre, i cili është sekuestruar tashmë nga policia.

Forca të shumta të policisë kriminale janë duke krehur lagjen e autorit të dyshuar, madje kanë bërë kontroll edhe në banesën e tij, ndërkohë që forca të policisë së rendit e qarkullimit rrugor kanë ngritur postblloqe në hyrje-daljet e qytetit të Korçës.

Ndërkohë, i plagosuri është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri Kostandin Ziu vetëm para pak kohësh është liruar nga burgu i Peqinit, ndërkohë që autori i dyshuar mendohet të ketë krijuar miqësi me Ziun në momentin kur kanë qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Drenovës.

The post I plagosuri në Korçë dërgohet në Tiranë, detaje nga ngjarja appeared first on GIJOTINA.