Parashikimi i motit, 3 Shkurt 2025

Do të vijojë qarkullimi i masave ajrore nga verilindja e Europës në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat e thella malore duke sjellë momente me flokë dëbore.

Parashikohet që orët e pasditjes dhe mbrëmjes të mbeten nën ndikimin e vranësirave të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu e dëbore.

Gjatë natës pritet përmirësim i dukshëm i situatës së motit, por ulen ndjeshëm temperaturat e ajrit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 – 3 gradë C si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera më e ulët deri në 17°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, duke sjellë në brigjet detare dallgë mbi 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Temperaturat në °C
Sigla

Shkodër
6/16
Re shi diell

Kukës
0/7
Re shi

Lezhë
7/16
Re  shi

Dibër
3/11
Re  shi

Durrës
7/17
Re  shi

Tiranë
7/17
Re shi diell

Elbasan
5/17
Re shi diell

Berat
7/17
Re shi diell

Vlorë
7/16
Re shi

Korçë
2/11
Re shi

Gjirokastër
6/16
Re shi

Sarandë
8/17
Re shi

The post Parashikimi i motit, 3 Shkurt 2025 appeared first on GIJOTINA.