“Faleminderit që më dhatë mundësinë ta vesh atë fanellë”, Morata flet për eksperiencë në Milano

Alvaro Morata u largua nga Milani, pasi luajti vetëm 16 ndeshje me kuqezinjtë. Menjëherë pasi u transferua te Gallatasaray, sulmuesi spanjoll i dërgoi një mesazh falenderimi tifozëve të skuadrës italiane.

“Faleminderit që më dhatë mundësinë të vesh këtë fanellë, Milani është një klub i pabesueshëm, faleminderit të gjithëve”, ishin fjalët e Morata. Kujtojmë që lojtari ka luajtur gjatë karrierës për ekipe si Real, Atletico, Juve apo edhe Chelsea.

The post “Faleminderit që më dhatë mundësinë ta vesh atë fanellë”, Morata flet për eksperiencë në Milano appeared first on www.lexo.al.