tudentët serbë kanë mbërritur në Novi Sad pas një marshimi dyditor nga Beogradi, në shenjë proteste ndaj shembjes së strehës në stacionin e trenit më 1 nëntor, e cila shkaktoi 15 viktima. Sipas tyre, ngjarja tragjike është rezultat i korrupsionit dhe neglizhencës institucionale.
Duke mbajtur në duar kurora me emrat e viktimave, ata u bashkuan me studentët e Novi Sadit për të marshuar nëpër qytet dhe për të bërë homazhe në stacionin e trenit. Një tjetër grup studentësh, të cilët udhëtuan me biçikleta, mbërritën më herët dhe u pritën nga çiklistët vendas.
Marshi, i cili nisi nga Fakulteti i Arteve Dramatike në Beograd, përshkoi një distancë prej 80 kilometrash, me ndalesa në disa qytete ku studentët u pritën nga banorët. Për sigurinë e tyre u kujdesën rojet studentore dhe policia, ndërsa marshimi u shoqërua edhe nga një ambulancë dhe një cisternë uji.
The post Studentët serbë marshim dy ditor, 80 km nga Beogradi në Novi Sad për të kërkuar drejtësi appeared first on GIJOTINA.