Parashikimi i motit, 31 Janar 2025

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet të jetë kryesisht me kthjellime (diell) por edhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet kodrinore-malore në lindje.

Në orët e mesditës dhe pasdites në momentin e vranësirave të dendura parashikohen reshje shiu lokale dhe të dobëta në formën e pikave në një pjesë të madhe të territorit. Mjegull e dendur ose mjegullinë dhe shikim i reduktuar do të ketë në orët e mëngjesit kryesisht në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Temperaturat në °C
Sigla

Shkodër
7/15
Diell re

Kukës
4/11
Diell re

Lezhë
7/15
Diell re

Dibër
5/12
Diell re

Durrës
8/16
Diell re

Tiranë
9/16
Diell re

Elbasan
6/16
Diell re

Berat
6/17
Diell re

Vlorë
9/17
Diell re

Korçë
3/12
Diell re

Gjirokastër
5/15
Diell re

Sarandë
8/17
Diell re

The post Parashikimi i motit, 31 Janar 2025 appeared first on GIJOTINA.