Fabrizio Corona akuzon Chiara Ferragni: Ti e ke tradhëtuar Fedez

Fabrizio Corona ka reaguar ndaj deklaratës së Chiara Ferragni, e cila zbuloi tradhtinë  e ish- partnerit, reperit Fedez.

Përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, Corona ka deklaruar se edhe Chiara e ka tradhtuar Fedez.

“Ke qëndruar në heshtje gjatë gjithë këtyre viteve, jo sepse doje të ktheje faqe dhe të mos riktheje dhimbjen, jo sepse ke dy fëmijë që do të dëgjojnë gjithçka. Ka një vit që e vetmja gjë që i kërkon Federico-s është që të mund të tregosh fëmijët. Ti, që me fëmijët nuk rri kurrë. Fëmijët qëndrojnë me  dado që ti i paguan shtrenjtë.

Unë kam bërë një zgjedhje në jetën time, të bëj këtë profesion dhe askush nuk mund të më ndalojë. Ashtu siç askush nuk do të më ndalojë të publikoj pjesën e tretë të kësaj historie. Do të tregoj se sa “grua e përkryer” je, sa marrëzira ke treguar për 15 vjet, të gjitha detajet e rrethit tënd të ngushtë, bizneset e tua të pista dhe dashurinë e vërtetë që, megjithatë, e ke tradhtuar vazhdimisht. Le të fillojmë me një, ai që këndon në Sanremo këtë vit, Achille Lauro. A të kujtohet kur i ke pohuar Fedez-it se ke fjetur me të?”, shkroi Corona.

The post Fabrizio Corona akuzon Chiara Ferragni: Ti e ke tradhëtuar Fedez appeared first on Lapsi.al.