Parashikimi i motit, 28 Janar 2025

Ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të mesme e të larta transparente kryesisht të përqendruara në relievet malore të vendit. Në veriperëndim parashikohen reshje të dobëta shiu në formë pikash në orët e pasdites.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa  përgjatë vijës bregdetare e lugina  era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi  12-25m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë

Parashikohet gjithashtu prezencë e mjegullës së dendur lokale dhe mjegullinës gjatë orëve të para të ditës dhe në mbrëmje, duke sjell dhe vështirësi në shikim.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Temperaturat në °C
Sigla

Shkodër
5/16
Re shi diell

Kukës
4/14
Re diell

Lezhë
7/17
Re shi diell

Dibër
4/14
Re diell

Durrës
10/20
Re diell

Tiranë
9/20
Re diell

Elbasan
6/20
Re diell

Berat
6/21
Re diell

Vlorë
12/21
Re diell

Korçë
-1/13
Re diell

Gjirokastër
5/19
Re diell

Sarandë
9/19
Re diell

The post Parashikimi i motit, 28 Janar 2025 appeared first on GIJOTINA.