Të shtëna me armë zjarri në Orikum të Vlorës, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mbrëmje në Orikum të Vlorës.

Lajmi konfirmohet për Balkanweb nga gazetari Igli Celmeta. Si pasojë e të shtënave, një person është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti. I plagosuri është qëlluar me armë zjarri. Ai është transportuar në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

The post Të shtëna me armë zjarri në Orikum të Vlorës, plagoset një person appeared first on www.lexo.al.