Keqtrajtoi të miturin në kopshtin privat, shpallet në kërkim edukatorja

Një 46-vjeçare është shpallur në kërkim pas një denoncimi të bërë nga një prindërit e fëmijëve në kopshtin ku ajo punonte. Policia bën me dije se prindi pretendon se 46-vjeçarja i ka dhunuar fëmijën.

Mësohet se 46-vjeçarja është pushuar nga puna nga pronari i kopshtit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:

VIDEO- Momenti kur edukatorja qëllon fëmijën 3 vjeç, babai: Kishte 3 muaj aty, mendoja se ishte i qetë