Cila është lulja më e madhe në botë dhe ku rritet ajo

Lulja më e madhe në botë për nga diametri, Rafflesia Arnoldii, ka çelur sërish në pyllin Palupuah në provincën e Sumatrës Perëndimore të Indonezisë.

Rafflesia Arnoldii, e cila është ndër speciet e rrezikuara për shkak të shkatërrimit të habitatit dhe shpyllëzimit, tërhoqi vëmendjen e vizitorëve.

Kjo bimë është një nga tri lulet kombëtare të Indonezisë. U njoh zyrtarisht si një “lule e rrallë” kombëtare me dekret presidencial në vitin 1993.

Madhësia e saj mund të shkojë deri në mbi 100 centimetra.

The post Cila është lulja më e madhe në botë dhe ku rritet ajo appeared first on GIJOTINA.