Edon Zhegrova do të mungojë ndaj Liverpool, në sfidën që Lille do të luajë të Martën në Champions League.
Anësori nga Kosova nuk ishte pjesë e stërvitjes së fundit për skuadrën franceze. Zhegrova vuan një problem muskulor dhe për këtë arsye nuk do të jetë pjesë e ekipit në “Anfield”.
Mungesë e rëndësishme për Lille-n, për shkak se Zhegrova është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës këtë sezon.
Në gjashtë ndeshjet e këtij sezoni në Champions League, 25-vjeçari ka shënuar një gol dhe një asist, ndërsa ka qenë nga më të mirët në fushë për ekipin francez.
The post Zhegrova humb sfidën ndaj Liverpool appeared first on GIJOTINA.