Antony largohet nga Manchester United, transferohet në La Liga

Antony është larguar nga Manchester United. Prej kohësh jashtë planeve të stafit teknik, braziliani ka vendosur të nisë një aventurë të re.

Sulmuesi i djathtë është transferuar te skuadra e Real Betis në La Liga. Marrëveshja mes dy klubeve është arritur për një huazim deri në fund të sezonit.

Lojtari do i nënshtrohet vizitave mjekësore, para se të zyrtarizohet si lëvizje.

Antony u afrua nga Manchester United në verën e vitit 2022 për plot 80 milionë Euro, por asnjëherë nuk i përmbushi pritshmëritë që ishin për të.

The post Antony largohet nga Manchester United, transferohet në La Liga appeared first on GIJOTINA.