Aksident i rëndë në Durrës/ Makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Durrës. Në lidhje me aksidentin policia ka dalë me një njoftim zyrtar. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40, në lagjen nr. 17/1.

Më tej bëhet me dije se dy makina janë përplasur ku për pasojë njëra ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë plagosur 3 persona. Të plagosur janë pasagjerët e dy mjeteve të cilët ndodhen në spital. Ata kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 17:40, në lagjen nr. 17/1 Durrës, automjeti me drejtues A. K, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. Z, ku si pasojë e përplasjes automjeti me drejtues shtetasin A. Z, ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën tre shtetas, pasagjerë në këto mjete të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

The post Aksident i rëndë në Durrës/ Makina del nga rruga, plagosen 3 persona appeared first on Lapsi.al.