Mot i kthjellët, por i ftohtë/ Ja sa shkojnë temperaturat

Ditën e sotme (18 janar), vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit dhe me vranësira te pakta kalimtare në orët e mëngjesit në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 14 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -5 deri 9°C;
në zonat e ulëta -1 deri 19°C;
 në bregdet 6 deri 19°C.

The post Mot i kthjellët, por i ftohtë/ Ja sa shkojnë temperaturat appeared first on GIJOTINA.