Sanksionet amerikane ndaj kompanisë serbe të naftës, Vuçiç: Jemi përballë masave serioze, i duam Moskën dhe Uashingtonin, por…

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç iu drejtua publikut lidhur me sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), ai theksoi se kjo masë është pjesë e një “sulmi gjithëpërfshirës ndaj kompanive ruse”.

“Të dashur qytetarë, Qeveria e Republikës së Serbisë ia shiti NIS Gazpromit rus në vitin 2008. Presidenti i atëhershëm Boris Tadiç dhe kryeministri Vojislav Koshtunica morën vendimin për t’ia dorëzuar këtë kompani Gazpromit. Në 16 vitet e mëparshme, NIS dha një kontribut të rëndësishëm në buxhetin.
“Sot, pak ditë para ndryshimit të qeverisë në SHBA, shteti më i fuqishëm në botë po vendos sanksione ndaj NIS-it”, tha Vuçiç.

Presidenti shtoi se këto sanksione nuk janë të drejtuara vetëm kundër Serbisë, por janë pjesë e një pakete më të gjerë masash kundër kompanive ruse.

“Serbia nuk ka kontribuar në futjen e sanksioneve të tilla. Ne nuk kemi ndërhyrë në asnjë mënyrë në konfliktet e fuqive të mëdha. Jemi përballë sanksioneve serioze. Qytetarë, nuk ju kemi fshehur asgjë; ne thamë gjithçka në mënyrë transparente, edhe pse partnerët amerikanë ishin të zemëruar”, tha Vuçiç, duke shtuar se Serbia është përpjekur të ruajë neutralitetin.

The post Sanksionet amerikane ndaj kompanisë serbe të naftës, Vuçiç: Jemi përballë masave serioze, i duam Moskën dhe Uashingtonin, por… appeared first on www.lexo.al.