Parashikimi i motit, 8 Janar 2025

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme me kthjellime (diell) dhe kryesisht me këto të fundit përgjatë ultësirës perëndimore. Në orët e para të mëngjesit në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar.

Pas orëve të mesditës, parashikohen reshjet e shiut të herëpashershme dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Mjegull e dendur lokale  dhe mjegullinë kryesisht në zonat luginore, si dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi dhe bëhet intensive 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Temperaturat në °C
Sigla

Shkodër
7/16
Re shi diell

Kukës
5/11
Re shi diell

Lezhë
8/16
Re shi diell

Dibër
4/13
Re shi diell

Durrës
11/17
Re shi diell

Tiranë
10/17
Re shi diell

Elbasan
6/17
Re shi diell

Berat
7/18
Re shi diell

Vlorë
11/18
Re shi diell

Korçë
5/13
Re shi diell

Gjirokastër
6/18
Re shi diell

Sarandë
10/18
Re shi diell

 

The post Parashikimi i motit, 8 Janar 2025 appeared first on GIJOTINA.