Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka thënë se do të japë dorëheqje në ditët në vijim si kancelar dhe si lider i partisë, pas dështimit të bisedimeve për të formuar një koalicion qeveritar.
Kancelari ka thënë se partia e tij, Partia Popullore konservative – dhe Social Demokratët, nuk janë pajtuar për çështjet kryesore. Neoliberalët, një tjetër parti e përfshirë në bisedime, është tërhequr po ashtu të premten.
Në shtator, Partia e Lirisë, e së djathtës ekstreme, ka shënuar fitore të pashembullt në zgjedhjet e përgjithshme të Austrisë, mirëpo partitë e tjera patën thënë se nuk formojnë koalicion me liderin e këtij subjekti politik.
Dështimi i bisedimeve mund të rezultojë me nisjen e bisedimeve të konservatorëve me të djathtën ekstreme, apo edhe me organizim të zgjedhjeve të reja, vlerësojnë analistë.
The post Dështoi të formojë qeverinë, kancelari austriak jep dorëheqjen appeared first on www.lexo.al.