Shqiptari vret një person në Greqi! Punonte roje sigurie në lokal nate, si nisi sherri banal

Një i vdekur,dy të arrestuar dhe dy në kërkim është bilanci i një sherri të ndodhur në Seres të Greqisë.

Sipas policisë vendase, çdo gjë nisi në momentin që viktima Nj.L, 34 vjeç, shtetas grek, babai i tre fëmijëve u ndalua të hyjë në një lokal nate pasi sipas roje sigurie të lokalit ishte në gjendje të dehur.

Fillimisht roja, i cili ishte shtetasi shqiptar Gushalli Hoxha 27 vjeç, u konfliktua verbalisht me tre shtetasit grek të cilët u larguan nga lokali.

Dy orë më vonë dhe në rrethana ende të pa ditura rojet e lokalit po kalonin rrugës në kohën që u sulmuan nga grupi i tre grekëve që nuk ishin lejuar të futeshin në lokal.

Mësohet se gjatë përballjes fizike, Hoxha nxori një thikë ushtarake dhe goditi viktimën 4 herë duke i prerë arteriet kryesore të gjakut çka mesa duket i shkaktoi edhe vdekjen e menjëhershme.

Policia mundi të arrestojë Gushalli Hoxhën 27 vjeç dhe një shtetas grek miku i Hoxhës, i cili gjatë incidentit qëlloi me një armë tip pistoletë 6 herë në ajër.

Në kërkim u shpallën dy shtetasit e tjerë grekë që ndodheshin me viktimën në kohën që sulmuan mbi Hoxhën dhe mikun e tij grek.

Hetimet janë marrë në dorë nga departamenti i krimeve të Seresit. Dy të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.

 

The post Shqiptari vret një person në Greqi! Punonte roje sigurie në lokal nate, si nisi sherri banal appeared first on GIJOTINA.