Banorët bëjnë nominimet, kush janë 4 konkurrentët që dalin në televotim

Dy emra, dy arsye… Jozi, Valbona, Gerta dhe G Bani janë katër personazhet të cilët kanë shkuar në nominim për herë të parë në këtë sezon të katërt të Big Brother VIP.

Ndërsa shumë prej banorëve zgjodhën menjëherë Jozin, pas klipit që panë, ku këngëtari përdori një gjuhë denigruese ndaj Rozanës duke e konsideruar atë “një këngëtare që stonon, nul, kokërra e dallaveres dhe nga ato bundrat që ka bërë hundët, buzët, mollëzat dhe vetullat”.

Publiku mund të votojë se kë do të shpëtojë deri të mërkurën, kur do zhvillohet spektakli i radhës. Mbrëmja e 1 janarit sjell në ekranin e Top Channel dhe në dy kanalet e dedikuara të Big Brother në Digitalb një takim festiv dhe plot surpriza.

Amber: Unë nominoj Valbonën dhe G Banin.

Gerta: Jozi dhe Valbona

Laerti: Jozi dhe Loredana

Jozi: Laerti dhe Gerta

G Bani: Aldo dhe Loredana

Aldo: Laerti dhe Klajdi

Egli: G Bani dhe Gerta

Zebervoki: Valbona dhe Gerta

Rozana: Jozi dhe Aldo

 

The post Banorët bëjnë nominimet, kush janë 4 konkurrentët që dalin në televotim appeared first on GIJOTINA.