Me shpejtësi deri në 202 km/orë, ndëshkohen drejtuesit e mjeteve, ja apeli i Policisë Rrugore

Në aksin rrugor Peqin – Elbasan, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.

Shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara e drejtuesëve të mjeteve të cilët kanë lëvizur me shpejtësi 198 km/h deri në 202 km/h, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h

Njoftimi i plotë i Policisë:

Shpejtësia vret jetën!

198 km/h deri në 202 km/h në aksin rrugor Peqin -Elbasan, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h, ku trafiku është ende shumë i lartë.

Shpejtësi që rrezikojnë seriozisht jetën e përdoruesve të rrugës.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.

Policia Rrugore apelon dhe njëhere për të gjithë drejtuesit e mjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.

Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti t’ju ndalojë juve.
Kujtoni gjithmonë: Qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë.
Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor – familja po të pret në shtëpi.

Të gjitha akset rrugore nacionale dhe qendrat urbane, monitorohen me mjete inteligjente nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Policia Rrugore vendore në çdo qark.

#KontribuoDheTiNëSigurinëeJetës

The post Me shpejtësi deri në 202 km/orë, ndëshkohen drejtuesit e mjeteve, ja apeli i Policisë Rrugore appeared first on www.lexo.al.