Aksident në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter

Një aksident është regjistruar sonte në Korçë pranë teatrit, kur një makinë i ka zënë këmbën një 29-vjeçari teksa po lëvizte me skuter.

Mësohet se mjeti do të hynte në parkim, ndërsa personi me skuter ka kaluar pa u vënë re nga mjeti dhe ka mbetur i bllokuar. Në vendngjarje shkoi policia dhe ambulanca. Fillimisht u ndërhy për të nxjerrë shtetasin poshtë mjetit e më pas është dërguar në spital.

I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të aksidentit.

gijotina.com/

The post Aksident në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter appeared first on GIJOTINA.