Plagoset 24-vjeçari me armë zjarri në Shkodër

Një person është paraqitur mbrëmjen e kësaj të hëne në spitalin e Shkodrës i plagosur në këmbë. Mësohet se personi është i plagosur me armë zjarri.

I plagosuri është identifikuar si Arsen Beqiri.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti banal mes dy të rinjve dhe pasi janë përplasur me njëri tjetrin, autori ka nxjerrë armën duke e qëlluar në këmbë Beqirin.

Ky i fundit është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.

Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:55, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin  A. B., 24 vjeç,  i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen  e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

The post Plagoset 24-vjeçari me armë zjarri në Shkodër appeared first on GIJOTINA.