Berisha viziton Gjekmarkajn në Spitalin e Traumës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vizituar Agron Gjekmarkajn në Spitalin e Traumës.

Gjekmarkaj, njëherazi edhe nënkryetar i PD-së, ka humbur ndjenjat gjatë protestës së opozitës, e cila për gati 3 orë bllokoi pasditen e së hënës 5 pika kyçe në Tiranë, në kuadrin e mosbindjes civile.

Gjekmarkaj ishte në zonën e Pallatit me Shigjeta, bashkë me zyrtarë të tjerë demokratë. Më poshtë shikoni videon e momentit kur deputeti demokrat shtrihet në tokë.

“Ujë…ujë”, dëgjohet të thuhet, ndërsa Gjekmarkaj është i shtrirë në tokë.

Ndërkohë Berisha akuzoi policinë e shtetit e cila ka ushtruar dhunë ndaj nënkryetarit të PD-së.

The post Berisha viziton Gjekmarkajn në Spitalin e Traumës appeared first on GIJOTINA.