Parashikimi i motit, 23 Dhjetor 2024

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i vranët në të gjithë territorit. Reshjet  e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe pritet të jenë prezent që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe te territorit. Reshjet nga orët e mesditës fitojnë intensitet mesatar e në periudha afatshkurtra hera –herë të lartë kryesisht në zonën e jugut e verilindjes në formën e shtrëngatave afatshkurta.

Në lartësitë mbi 600-700m reshje bore me intensitet të ulët e mesatar ndërsa në Alpe stuhi bore ndërsa në zonat kodrinore me intensitet të ulët në formën e flokëve të borës. Mjegull e dendur do të paraqitet për shkak të reshjeve.

Era pritet të fryjë me drejtim Juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 8-12 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 14- 28 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 4-6.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Temperaturat në °C
Sigla

Shkodër
2/8
Re shi/borë

Kukës
-2/6
Re shi/borë

Lezhë
4/7
Re shi/flok bore

Dibër
-3/2
Re shi/borë

Durrës
7/12
Re shi

Tiranë
4/10
Re shi/flok bore

Elbasan
4/9
ballë Re shi/flok bore

Berat
2/9
Re shi/flok bore

Vlorë
7/13
Re shi/bore

Korçë
-1/4
Re shi/borë

Gjirokastër
1/8
Re shi/borë

Sarandë
6/11
Re shi/flok bore

The post Parashikimi i motit, 23 Dhjetor 2024 appeared first on GIJOTINA.