Arsenali shkëlqen me gola, Njukastëll dhe Notingham fitojnë në transfertë

Arsenal nuk fal në fushën e Crystal Palace, teksa fitoi 1-5. Në pjesën e parë spikati Gabriel Jesus me dopietë,  ndërsa shënoi edhe Havertz. Për llogari të vendasve, “tundi rrjetën” Sarr. 

Në pjesën e dytë, ekipi i Artetas thelloi shifrat me Martinellin dhe Rice, duke “rrëmbyer” kështu 3 pikët. Arsenal është në vendin e 3-të dhe synon titullin.

Ndërkohë në duelet e tjera, Njukastëll dhe Notingham bënë “ligjin” në transfertë duke triumfuar respektivisht me shifrat 0-4 dhe 0-2 ndaj Ipsuiçit dhe Brentfordit.  Sfida tjetër mes Uest Hem dhe Brajton u mbyll në barazim 1 me 1.

gijotina.com/

The post Arsenali shkëlqen me gola, Njukastëll dhe Notingham fitojnë në transfertë appeared first on GIJOTINA.