Atentat në “Çole” të Vlorës, plagoset rëndë Kejvin Hajrulla dhe shitësi i një dyqani, autorët djegin mjetin

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ndërsa sipas raportimeve paraprake dy persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se shënjestra është identifikuar si 30-vjeçari Kevin Hajrulla.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Çole” të qytetit bregdetar, ndërsa policia ka rrethuar vendngjarjen.

Është gjetur i djegur një automjet në fshatin Panaja të Vlorës, e cila dyshohet se u përket autorëve të dyshuare të atentatit ndaj Kevin Hajrullës, por edhe një shitësi dyqani, të cilin e kanë kapur plumbat gabimisht. Të dy këta të mbetur të plagosur rëndë. Policia po bën krehjen e zonës dhe po bllokon pikat nga ku mund të kalojnë autorët.

Ngjarja ka ndodhur në një kryqëzim në lagjen Çole të Vlorës, ku drejt një automjeti që dyshohet se i përkiste shënjestrës, janë lëshuar një breshëri plumbash, teksa të dy personat janë dërguar menjëherë drejt spitalit.

Sakaq, forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/ Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.

Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

gijotina.com/

The post Atentat në “Çole” të Vlorës, plagoset rëndë Kejvin Hajrulla dhe shitësi i një dyqani, autorët djegin mjetin appeared first on GIJOTINA.