Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një lokal në Lungomare të qytetit të Vlorës mëngjesin e kësaj të diele.
Ngjarja ka ndodhur në orën 05:30, ku në zonën e Lungomares është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.
Në mjediset e një bari (lokal) është vendosur një sasi tritoli, e cila ka shpërthyer duke sjellë dëme të konsiderueshme materiale.
Lokali në Lungomare nuk kishte funksionuar prej kohësh por kishte vetëm pak ditë që ishte rihapur.
Orenditë brenda lokalit dhe xhamat janë dëmtuar.
Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe është duke marrë në pyetje pronarin e lokalit.
The post Shpërthim tritoli në një lokal në Lungomare, dyshimet e policisë appeared first on GIJOTINA.