Emri/ Aksidenti i rëndë i merr jetën 27-vjeçares shqiptare në Itali

Një aksident i rëndë me makinë i ka marrë jetën një 27-vjeçare shqiptare mbrëmjen e djeshme në Brescia të Italisë.

Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për Adela Xhaferri, e cila po udhëtonte si pasagjere në një makinë e cila për shkak të humbjes së kontrollit ka përfunduar jashtë rrugës.

Pavarësisht goditjes së fortë, as Adela dhe as shoferi, mik i viktimës, nuk pësuan pasoja të rënda.

Por, menjëherë pas aksidentit, teksa 27-vjeçarja ndodhej jashtë automjetit, ajo u përplas nga një makinë tjetër. Shoferi i këtij të fundit nuk ka pasur kohë për të shmangur goditjen dhe Adela nuk mund të bënte asgjë.

Djali që drejtonte makinën që i mori jetën 27-vjeçares pasi humbi kontrollin, doli negativ për alkool. Mediat italiane raportojnë se dhe ai ishte shqiptar, por identiteti i tij nuk është bërë ende i njohur.

 

The post Emri/ Aksidenti i rëndë i merr jetën 27-vjeçares shqiptare në Itali appeared first on GIJOTINA.