Rumani/ Gjykata anulon zgjedhjet presidenciale, pas akuzave për ndërhyrje ruse

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka anuluar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit dhe thotë se procesi duhet të përsëritet.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi pasi presidenti Klaus Iohannis deklasifikoi dokumentet e inteligjencës që pretendonin se Rusia ishte pas një fushate për të promovuar kandidatin e ekstremit të djathtë Calin Georgescu në platforma të tilla si TikTok dhe Telegram.

Georgescu shihej si një i huaj në garë dhe nuk kishte deklaruar ndonjë shpenzim për fushatën, por doli si kryesuesi pas raundit të parë më 24 nëntor.

Ai duhej të përballej pro-BE Elena Lasconi, e partisë Save Romania Union, në një balotazh të dielën.

Gjykata tha në një deklaratë se “anulon të gjithë procesin zgjedhor në lidhje me zgjedhjen e presidentit të Rumanisë. Qeveria do të vendosë një datë të re për zgjedhjet si dhe një program të ri kalendar për kryerjen e veprimeve të nevojshme”.

The post Rumani/ Gjykata anulon zgjedhjet presidenciale, pas akuzave për ndërhyrje ruse appeared first on GIJOTINA.