Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim protugezin Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill të vitit 2023. Ekzekutuesit të Nukulajt iu komunikua akuza e “vrasjes për gjakmarrje” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Saraiva e ka mohuar vazhdimisht autorësinë e krimit ndërsa ka refuzuar të kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë.
Megjithatë ai ka pranuar njohjen me Edmond Haxhinë, i cili dyshohet se është organizatori i atentatit dhe ka thënë se bashkë me të kishin bërë plan të mbillnin lëndë narkotike në Shqipëri.
Për vrasjen e Ardian Nikualjt në biznesin e tij në Shëngjin janë arrestuar edhe pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia që është porositësi, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi për në Shqipëri.
The post Mbyllen hetimet për vràsjen e Ardian Nikulajt, dosja kalon për gjykim appeared first on Lapsi.al.