Dëborë me intensitet të lartë në Peshkopi dhe Librazhd, temperaturat zbresin në -3 gradë C

Reshje me intensitet të lartë në qytetin e Peshkopisë këtë mbrëmje.

Përgjatë ditës pati reshje shiu dhe pas orës 15:30 nisën reshjet e dëborës me intensitet të lartë.

Në zonën e Kalasë së Dodës, trashësia e dëborës arrin deri në 30 centimetra.

Vazhdojnë me intensitet të lartë reshjet e dëborës edhe në zonat malore të Librazhdit. Në Fushë Studë trashësia e dëborës ka arritur deri në 20 cm.

Temperaturat aktualisht kanë zbritur deri në -3 gradë, ndërsa pritet të zbresin ende gjatë natës. Borëpastrueset vijojnë punën për ta mbajtur aksin rrugor nacional Librazhd Peshkopi të hapur.

gijotina.com/

 

The post Dëborë me intensitet të lartë në Peshkopi dhe Librazhd, temperaturat zbresin në -3 gradë C appeared first on GIJOTINA.